Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës, ku një 20-vjeçar mbeti i plagosur.
Pasi policia ngriti pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit, bëhet e ditur se është arrestuar autorin e plagosjes se Hermes Beqirit, raporton “Fax News”.
I arrestuari është Elvis Hoxhaj, i cili u kap bashke me armen pistolete dhe motorrin me te cilin u largua.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e ngjarjes se ndodhur pasditen e kesaj te shtune ne Lagjen Kiras. Sipas burimeve pranë policisë së shkodrës behet me dije se eshte vene ne pranga shtetasi Elvis Hoxhaj. Behet me dije se Elvis Hoxhaj eshte autori i dyshuar i kesaj ngjarje te rende ku mbeti i plagosur Hermes Beqiri. Shtetasit Elvis Hoxhaj i eshte sekuestruar ne cilesine e proves material, arma e krimit tip pistolete dhe nje motorciklete e cila dyshohet te jete mjeti qe ka perdorur Hoxhaj, per tiu drejtuar lagjes Guerrile per te qelluar ne drejtim te shtetasit Hermes Beqiri
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post