Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, tashmë është në një prej zërave më të pëlqyer të muzikës botërore pas suksesit të këngës “Bon Bon”.
Por publikimi i këngës së re, e cila pritet të kthehet në hit, është shtyrë për më 25 shtator për shkak se klipi ende nuk është xhiruar. Ky vjen si një bashkëpunim me superyllin e hip hopit, French Montana.
Top Channel ka mësuar se klipi i “No I Love Yous” do të xhirohet më 30 gusht në Los Angeles dhe më datë 25 shtator do të publikohet.
Një lajm i keq ky, për fansat e shumtë të këngëtares shqiptare, të cilët prisnin publikimin e këngës brenda këtij muaji.
Por nuk është larg gjithsesi publikimi këngës pasi edhe shtatori erdhi. (J.V/Shuplaka)