Nga takimi që kanë pasur në kuadër të sensibilizimit për dhurimin e gjakut, presidenti Meta dhe kryebashkiaku Veliaj kanë dhënë mesazhe edhe për prishjen ose jo të godinës së Teatrit kombëtar.
Nëse Meta tha se është duke e shqyrtuar proejktligjin, dhe se nuk do të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm,Veliaj ka nisur me miklimin e tij ndaj presidentit.
‘’Unë shpresoj tek presidenti si institucion dhe si person, dashuria dhe qetësia do të triumfojë. Kemi nevojë për teater të ri jo për muze’’, u shpreh Veliaj në dalje të këtij takimi.
“ Nuk do të ndikohem ashtu sikurse kam bërë për çdo rast më parë, deri më tani”, ka thënë Meta.
Ndërkohë disa ditë më parë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka çuar një letër publike presidentit Meta, duke kërkuar mosdekretimin e ligjit.
Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike së bashku me LSI-në i kanë kërkuar presidentit të mos e dekretojë këtë ligj.
Artistët dhe shoqëria civile nga ana tjetër vazhdojnë protestat, në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe zvendësimin e tij me disa kulla.
Disa ditë më parë, qindra protestues marshuan drejt Kryeministrisë dhe Presidencës me thirrje të qarta ndaj Metës mbi mos dekretimin e projektligjit.
(E.K/FAXWEB.AL)