Gjykata e Krujës me gjygjtare Engjellushe Tahiri dhe prokuror të çështjes Petrit Çano, kanë vendosur arrest me burg për Hysni Ramën.
Rama është arrestuar për vrasjen e Kejsi Hysës si dhe Agron Tufën i cili është ende në kërkim për vrasjen e kryer.
Hysni Rama pranoi vrasjen dhe tregoi rrethanat e saj, ku tha se ka qëlluar mbi Kejsi Hysën.
Të dy personat kryen vrasjen për një shumë parash prej 8 mijë eurosh që i detyroheshin viktimës.
(E.V/Faxweb.al)