“Është apo nuk është agjent, negociatori Artur Meçollari?”, kjo është pyetja e ngritur së fundi.
Komisioni i Sigurisë ka thirrur në seancë dëgjimore, ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kreun e FA, Bardhyl Kollçaku, për të dhënë sqarime lidhur me një zyrtar të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Artur Meçollarin.
Artur Meçollari ishte caktuar negociator i qeverisë shqiptare me qeverinë e Greqisë lidhur me marrëveshjen e kufirit detar midis dy vendeve, por kandidatura e tij u kundërshtua ashpër nga opozita. Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi publikisht se Meçollari ishte person i akuzuar nga SHIU dhe Prokuroria e Përgjithshme si agjent i shërbimeve të huaja sekrete.
(E.K/FAXWEB)