Këngëtarja Soni Malaj ka provuar për herë të parë ndjesinë e të qenurit nënë me vajzën e saj, Ana. Për Sonin, Ana është një nga personat më të rëndësishëm në jetë.
Ashtu si marrëdhënia e çdo nëne me bijën edhe këngëtarja shqiptare ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e saj. Në një intervistë për ‘Elitë Shoë’, Soni ka treguar se si arrin të menaxhojë kohën midis punës dhe kujdesit që duhet të tregojë ndaj vajzës.
“Është mësuar të më ketë shumë pranë gjithë kohës. Kur ha, kur shkon në kurs edhe pastaj menaxhoja dhe gjërat e tjera. Por tani nuk kam shumë kohë për të menaxhuar, sepse mbaron ‘Dancing Ëith The Stars’ shumë vonë, zgjohem herët.”, – ka thënë Soni. Megjithatë ajo ka treguar se nëna e saj është një mbështetje shumë e madhe për të, sepse e ndihmon shumë me vajzën.
Ndërsa kur u pyet nëse Ana ka ndonjë prirje për t’u bërë këngëtare ose çfarë i pëlqen më shumë, Soni është shprehur:
“Është shumë e vogël, por ka një prirje për të kopjuar mamin. I pëlqen shkëlqimi i skenës, i pëlqejnë gjërat e bukura të artit, po për mua është shumë e rëndësishme shkolla njëherë, të jetë e fokusuar te shkolla dhe të mësojë. Do më pëlqente të ishte këngëtare dhe do ishte shumë mire, sepse unë do e ndihmoja shumë.”