02:24 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Omonia-s, tregon dhe arsyen pse

08:29 | 23/04/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jep dorëheqjen kreu i Omonia-s, tregon dhe arsyen pse

Është dorëhequr nga posti i kreut të Omonias, Leonidha Papa.

Përmes një deklarate të bërë publike në faqen e tij në Fb, në orët e vona të së dielës Papa, i cili u zgjodh në krye të Omonies në janar 2015 bën publike se çfarë e ka detyruar të japë dorëheqjen nga kryetar i Përgjithshëm i Omonies.

Ai thotë se brenda kësaj lëvizje ka njerëz që nuk kanë qëllime të mira dhe e shohin organizatën si biznes.

Papa shkruan: Informoj anëtarët dhe simpatizantet e Omonias, se përpjekjet personale për riorganizim, me propozime që kam gjykuar se do sjellin bashkimin e bashkatdhetarëve tanë, duke e shnderruar organizaten si shtëpine e përbashkët e të gjithë minoritareve greke dhe në veçanti për te perballur aspiratat, nuk gjetën mbeshtetjen e dëshiruar, jap doreheqjen nga posti i Kryetarit te Pergjithshem, duke i lene përgjegjësinë e perfaqesimit deri në zgjedhjet e ardhshme zv kryetarit z, Fredi Beleri.

Me lejoni të ndaj me ju, krenarinë e perpjekjeve dhe aritjeve tona gjate ketij tre vjecari. Në këtë mandat, Omonia ishte e pranishme si kurrë më parë ne të gjitha ceshtjet në lidhje me komunitetin tonë, duke paraqitur propozimet e veta, qeverise Shqiptare, Greke si dhe përfaqësuesve te faktorit nderkombetar.

Promovoi vlerat e këtij komuniteti duke derguar mesazhe ne cdo drejtim, se minoriteti Etnik Grek ne Shqiperi nuk eshte një pakicë e harruar dhe e disponueshme per konsumim, por një pjesë e konsiderueshme e rajonit dhe e Helenizmit Ekumenik. Falënderoj dhe përgëzoj te gjithe ata, ato që kanë qenë te angazhuar ne keto perpjekje, veçanërisht të rinjtë. Ata që kane emigraur në Greqi por nuk braktisen vendlindjen dhe origjinen e tyre dhe sidomos ata qe kembengulin te ndertojne jeten e tyre ketu, duke mos iu bindur sirenave te crrenjosjes.

Kërkoj ndjese nga te gjithe ata që me fjale ose vepra i kam merzitur dhe nga ata qe ishin ne pritje te nje kauze ndryshe Nuk mund ta fsheh hidhërimi tim per sjelljen e disa drejtuesve qe e konsideronin dhe vazhdojnë të shohin Omonian si dyqanin e tyre, duke demonizuar cdokush qe nuk i shërben “bisnesit” te tyre.

Gjithashtu shpreh shqetësimin tim për të ardhmen e organizatës, meqenëse egoizmat personale po mbytin logjiken e thjeshte dhe misionin esencial të organizatës. Me statutin e tanishem, kryetari nuk ka të drejten e asnje vendimarrjeje por për të zbatuar vendimet e Keshillit të Përgjithshme.

Largimi im nuk duhet të interpretohet si një braktisje, perkundrazi është një përpjekje me e madhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe per të lehtësuar një riorganizim me pjesmarjen e cdo anetari, me maturi dhe pa nxitime. Le të mbyllim një sy dhe një vesh tek ato që na ndajne. Jane më shumë dhe me thelbësore ato që na bashkojnë. Shigjetari kur mbyll një sy, arrin më mirë shenjestren. Kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se nëse do te mbylle të dy sytë, do t’ja dale me sukses. Mir u takofshim ne betejat e ardheshme! Leonidas Papas Sarandë, 22 prill 2018”.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Është nënë e vetme, Soni tregon lidhjen e fortë me vajzën: Ka prirje për të më kopjuar

Para

3 shenjat e horoskopit që nuk ngelin kurrë pa lekë në xhep

Para
3 shenjat e horoskopit që nuk ngelin kurrë pa lekë në xhep

3 shenjat e horoskopit që nuk ngelin kurrë pa lekë në xhep

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.