Shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 6 ditë pas atentatit që u bë në Shkozet.
Pas plagëve të marra nga të shtënat me armë, burime për Faxweb nga spitali, bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Malokut paraditen e sotme ishte përkeqësuar. Një nga plumbat e kishte prekur Malokun në shtyllën kurrizore, gjë që i ka marrë edhe jetën.
Në ambientet e spitalit janë dëgjuar ulërimat e familjarëve, ndërkohë që forca të shumta policie kanë shkruar në spitalin e Traumës. Mësohet se në ambientet e spitalit të Traumës do të shkojë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Maloku ishte personi i cili i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja, pasi pavarësisht se makina me të cilin udhëtonte ishte me një shpejtësi mjaft të madhe, manovrat e tij bën që të plagosurit ti shpëtonin vdekjes.
Andi Maloku është një ish-punonjës i policisë së Krujës, ndërsa nëna e tij vuri kujën në ambientet e spitalit të Traumës, ku sipas saj i biri po humbte jetën e tij për 300 mijë lekë.
Kujtojmë se nga atentati i datës 1 nëntor në Shkozet të Durrësit mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, si dhe Landi Muharremi i cili ndodhej në makinën e prokurorit.
Ndërkohë në dëshminë e tij pas atentatit prokurori Arjan Ndoja, tregoi se me Muharremin është takuar rastësisht në një restorant, dhe më pas është nisur me mjetin e tij në drejtim të Tiranës.
“Kam qenë duke drekuar në një restorant në zonën e plazhit. Isha i vetëm në lokal, erdhi Muharremi me të cilin kam njohje dhe një person tjetër dhe u ulën po aty. Më pas u nisëm drejt Tiranës” me automjetin tim”, është shprehur mes të tjerave Ndoja.
Makina e prokurorit ka qenë me xhama të zinj nga pas, ç’ka ka vështirësua punën për autorët.
“Mua mund të më vrisnin në derën e shtëpisë, në prokurori, nuk kishte se pse të qëllohesha në autostradë”, është shprehur Ndoja, duke mohuar që ai të ketë qenë shënjestra e këtij atentati.
“Unë isha ulur në vendin e parë, ndërsa Maloku në drejtim të makinës. Muharremii pas. Nuk pikasëm ndonjë gjë të dyshimtë deri në momentin që jam qëlluar. Gjithcka ndodhi shumë shpejt”, është shprehur Ndoja.
Landi Muharremi derimë tani nuk ka dhënë asnjë dëshmi, për shak se një prej plumbave e ka kapur në pjesën e nofullës, dhe e ka të pamundur të flasë, deri në një moment që mjekët ta shohin të përshtatshme.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja, pjesa më e madhe e plumbave është qitur në anën nga ka qenë i ulur prokurori Ndoja, çka shton dyshimet që ai të ketë qenë dhe shënjestra.
Me lajmin e vdekjes së Malokut, pritet të ndryshojë edhe akuza për të arrestuarin e vetëm si autorë të dyshuar të atentatit.
Akuza e vrasjes “kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes. Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Kujtojmë se për ngjarjen e rëndë është arrestuar Redjan Rraja, për të cilin gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg”.
(M.Q/Faxweb.al)