Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Lumin Drin i Zi, ku mësohet nga burimet se është mbytur një i mitur.
Mësohet se ai është nxjerrë nga lumi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Selane, pranë Peshkopisë.
Grupi hetimor i policisë ka shkuar në vendngjarje për të hetuar shkaqet e mbytjes së të riut.
Kujtojmë se pak minuta më parë, Faxweb.al raportoi për një tjetër ngjarje të rëndë ku një 30-vjeçar, babai i një vajze është mbytur në Lumin Vjosë ku ishte futur për t’u larë ndërsa ende po punohet për nxjerrjen e trupit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)