Dekadat e fundit rrjetet sociale si Facebook-u, Twitter-i dhe shumë të tjerë, kanë bërë të mundur atë që shumë studiues e quajë një revolucion: Qytetarët më në fund zotërojnë median e tyre. Nga dita në ditë, Facebook është bërë zëri i së vërtetës, pasi është e vetmja platformë komunikimi të cilën politikanët nuk po arrijnë ta bëjnë për vete dhe nuk mund ta zotërojnë plotësisht siç ndodh me gazetat, radiot dhe televizionet, sepse këtu ka gjithmonë zëra kundër.
Gjatë ditës së sotme, ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte një revoltë e gazetares dhe moderatores së emisionit “Në Fokus”, Ola Bruko.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, gazetarja shpreh shqetësimin se përse fëmija e vet duhet të vizitojë “BunkArt-in” e shqiptaro-italianit, Carlo Bolino.
Bruko nuk arrin ta përtypë dot, faktin se si u morën ca para për hapjen e Bunkart-it në Shqipëri. Që në mëngjes, gazetarja publikon këtë status: “Femija im duhet te shohe me detyrim “Bunk Art” duke paguar para dhe duke humbur mesimin per nje dite! Urdheroooo? Po perse valle? Apo per kulture te pergjithshme!?? Nese eshte keshtu atehere perse duhet te paguaje per ta perfituar kete kulture? Dhe e dyta…, perse duhet te humbase nje dite mesimin?”.
Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë gazetarë dhe të tjerë njerëz të fushës së komunikimit, kanë nisur replikat me njëri-tjetrin.
MITHAT HAVARI
Mithat Havari, ish-drejtues i Lartë i Policisë së shtetit e konsideron Bunkartin si një shpenzim të panevojshëm.
“Normal se qytetaret Shqiptare nuk kane pse te harxhojne para te shikojne bunker fallco , kur ata i kane provuar ne kurriz ato vuajtje kur i montonin shpateve dhe qyteteve bunkeret origjinale te diktatures komuniste !”, shkruan Havari.
REZARTA DELISULA
Ndërkohë, zv.kryeredaktorja e “Gazetës Shqiptare”, Rezarta Delisula e konsideron si një vend të trishtë bunkartin, një vend i papërshtatshëm për fëmijët.
“Drejtuesit dhe mesuesit e shkolles e kane fajin qe marrin femijet dhe i cojne neper bunkere. Nje femije duhet cuar ku zbavitet jo ku mund te trishtohet. Per kulture kane jeten perpara”, shkruan Delisula.
Bruko nuk ngurron t’i përgjigjet: “Kane urdher Rezo! News24 shfaqi grafikun per cdo shkolle!”
EDLIRA HAXHIYMERI
Në bisedë futet edhe Edlira Haxhiymeri, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, e cila shkruan: “Turp! Te mos na dale bunkeri nga shpirti ne breza! Une nuk do ta coja femijen time ne nje sajese te tille! Do e merrja per dore e do ta coja ne muzeun arkeologjik ose ate kombetar. Te mesoje rrenjet e veta dhe te ushqehet per te krijuar identitet te shendetshem!”.
JULIAN DEDA
Brukos i komenton edhe aktori i humorit Julian Deda, i cili rrallë flet seriozisht, por atëhere kur bëhet serioz kujdes, sepse zbulon shumë.
“Qe te marre carlo ca lek. Prandaj e quajme BUNKARLO.”, shkruan ai.
ARTUR CANI
Ndërkohë, gazetari investigativ Artur Cani kalon në një tjetër dimension. Ai nge pyetjen se përse duhet që historinë fëmijëve të ia rrëfejnë të huajt.
“Jo vetem kaq Ola. Pse duhet qe historine tone t’ja tregojne femijeve tane te huajt? Edhe kjo ben pjese ne programin e kapjes se medias Ol.”, shkruan Cani.
NDRICIM MEHMETI
Ndërsa Ndriçim Mehmeti si ekspert arsimi, sjell në skenë ministen Lindita Nikolla. “Nje kontribut te vogel per Karlon, si qoke e rastit nga Lindita.”, shkruan ai.
Komentet dhe replikat nuk janë vetëm këto, port ë gjitha duket sikur nxjerrin të njëjtin përfundim: Askush nuk është dakort me Bunkartin, askush nuk është dakort që është sjellë nga Bolino, të gjithë e konsiderojnë një vend të frikshëm dhe të papërshtatshëm për fëmijën.
“BunkArt” një vatër kulture?! Gazetarët nuk mendojnë kështu. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1094″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]