Gjatë ditës së sotme në Prishtinë, policia ka arrestuar plot nëntë persona të cilët akuzohen për sulme online.
Gjatë operacionit policor, janë kontrolluar 9 ambiente të ndryshme, ku dyshohet se hakerat vepronin për të ndërhyrë në sistemet kompjuterike dhe kështu cënonin të drejtat e autorit.
Të arrestuarit me iniciale B.A, N.K, E.M, F.B, A.Y, H.H, A.I, A.B dhe B.R akuzohen për krime online dhe pritet të dalin sëshpejti përpara gjykatës. (D.D/Shuplaka)