Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar të gjithë nxënësit me rastine fillimit të shkollës. “Urime nxënësve në fillimin e një tjetër viti që do t’i bëjë më të ditur, më të mirë dhe do t’u hapë dyer të reja. Urime prindërve në rrugën e përmbushjes së ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre. Urime mësuesve, punëtorëve të palodhur për përparimin e brezit të ri dhe të ardhmen e vendit.”, shprehet Basha.
Theksojmë që ditën e sotme të gjitha shkollat hapin dyert për të pritur 495236 nxënës në të gjithë vendin. 32858 nxënës ulen për herë të parë në bangat e shkollës për vitin akademik 2017-2018. Po kështu policia ka shtuar numrin efektivëve në terren për të rujatur sigurisë dhe për të lehtësuar trafikun. (J.V/Shuplaka)