Rreth 37000 maturantë po zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore në të gjithë vendin. Provimi i parë përfshin testimin në gjuhët e huaja.
Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë në 12:30.
Pikët maksimale në provimin e gjuhëve të huaja janë 50. Testi përbëhet nga 25 pyetje, 12 prej tyre janë me zhvillim ndërsa 13 pyetje janë me alternative.
Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do vijojnë testimin në dy provimet e tjera të detyrueshme, gjuhën shqipe dhe letërsinë, si edhe matematikën.
(F.G/Faxweb.al)