09:18 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Financial Times” hedh dyshime, Conte përfshihet në skandalin financiar të Vatikanit

10:06 | 28/10/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Italia zyrtarisht me qeveri të re, senati i jep votëbesimin Kontes

Giussepe Conte, kryeministri i Italisë dyshohet të jetë në qendër të një hetimi për korrupsion financiar.

“Financial Times” ka hedhur dyshimet e lidhjes së mundshme të kryeministrit italian Giuseppe Conte me skandalin financiar që pak javë më parë përfshiu Vatikanin e që çoi në pushimin nga puna të 5 funksionarëve të lartë administratës Financiare të Sekretarisë së Selisë së Shenjtë.

Skandali financiar mbi të cilin po heton magjistratura Apostolike ka të bëj me përdorimin abuziv të fondeve të dhuruara nga besimtarët në mbështetje të misonit të Kishës.

Finanacial Times shkruan se “një fond investimesh mbështetur nga Vatikani e që aktualisht po hetohet për korrupsion financiar, ishte baza e një grupi investitorësh që punësuan Giuseppe Conte me rolin e konsulentit ligjor vetëm pak javë para se të bëhej kryeministër.”

Conte ishte një akademik pak i njohur me seli në Firence, kur u punësua në maj 2018 për të dhënë një mendim juridik në favor të Fiber 4.0, një grup aksionarësh të përfshirë në një luftë për kontrollin e Retelit, një kompani italiane e telekomunikacionit vitin e kaluar.

Por aksionistët e shoqërisë Retelit preferuan të votojnë pro dy investitorëve të huaj duke lënë jashtë grupin e investitorëve italianë.

Në konsulencën e tij ligjore avokati Conte shkruan se kjo votë mund të anullohet vetëm nëse qeveria italiane ushtron të ashtuquajturën normativë Golden Poëer” (fuqia e artë) e cila në bazë të ligjit të vitin 2012 aplikohet ga shteti italian ndaj kompanive private të konsideruar me rëndësi strategjike kombëtare.

Me një notë zyrtare të shpërndarë gajtë natës duke u gdhirë data 28 tetori 2019, zyra e kryeministrisë italiane ka reaguar ndaj artikullit të Financial Times duke nënvizuar “se gjatë vendimit të marrë nga këshilli i ministrave më 7 qershor 2018, për ushtrimin e “Golden Poëer” ndaj Retelit, kryeministri Giuseppe Conte nuk ka qënë i pranishëm në këtë mbledhje pasi ishte i impenjuar në samitin e G7 në Kanada. Kryeministri Conte nuk ka asnjë raport, nuk e ka takuar e nuk e njeh zotin Raffaele Mincioni. Ishte puënsuar për të dhënë një konsulencë ligjore e nuk kishte dijeni se ky grup aksionistësh kishin si referencë një fond investimesh mbështetur nga Vatikani”, përfundon nota zyrtare e Kryeministrisë Italiane.

Etiketa: Giussepe Conte
Pas

Ka 19 vite që nuk flet dhe dëgjon, Mersida kërkon ndihmën e shqiptarëve. Nëna: Edhe në Gjermani kam shkuar, por… (Video)

Para

Rama niset drejt Greqisë, diskuton “detin” me homologun Mitsotakis

Para
Rama niset drejt Greqisë, diskuton “detin” me homologun Mitsotakis

Rama niset drejt Greqisë, diskuton "detin" me homologun Mitsotakis

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.