Në Kosovë nuk është mirëpritur vendimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj për të zëvendësuar flamurin kombëtar me flamurin shtetëror të Kosovës në rrethrrotullimin në hyrje të Prishtinës me rastin e festimeve zyrtare për Pavarësinë e Kosovës.
Në një video që po bën xhiron në rrjetet sociale disa persona të maskuar në hyrje të Prishtinës kanë djegur flamurin shtetëror të Kosovës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.
Në komentin që shoqëron videon thuhet:
“Në Gjilan shqiptarët kundërpërgjigjen; djegin flamurin mavi mavi. Kushdo që qon dorë në flamurin tonë kombëtar do të përballet me bijtë e Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit”.
(F.G/Faxweb)