23:47 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Fleckenstein: Palët duhet të emërojnë kandidatë pa vepra penale dhe të heqin dorë nga blerja e votave

16:41 | 27/03/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fleckenstein: Palët duhet të emërojnë kandidatë pa vepra penale dhe të heqin dorë nga blerja e votave

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut  Fleckenstein, në një intervistë për  gazetën “TemA”, u bën thirrje palëve politike që të bashkëpunojnë ngushtësisht me OSBE/ODIHR, për të siguruar më 18 qershor zgjedhje demokratike. 

“Liria e shprehjes është një nga të drejtat më të rëndësishme në demokracitë e Evropës dhe ne duhet të bëjmë më të mirën tonë për të respektuar dhe mbrojtur këtë të drejtë themelore të qytetarëve tanë. Zbatimi i reformës së gjyqësorit do ta çojë Shqipërinë përpara procesit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.  Qeveria, Parlamenti, administrata zgjedhore, media, të gjitha partitë politike dhe të gjithë votuesit duhet të japin kontributin e tyre që të sigurojnë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri,” u shpreh ai.

Teksa foli më shumë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend, Knut Fleckenstein tha se palët politike duhet të kenë kujdes që mos të kandidojnë persona me dosje kriminale dhe mos të tentojnë të blejnë vota.

“Votuesit duhet të bëjnë një zgjedhje të vetëdijshme dhe t’ia japin votën atyre kandidatëve që ata i konsiderojnë më kompetentë, me integritet dhe kush mbron idetë e tyre politike.  Palët duhet të emërojnë kandidatë pa dosje penale dhe duhet të heqin dorë nga përpjekja për të blerë vota. Qeveria dhe Parlamenti janë përgjegjëse për ligjin zgjedhor dhe reformimin e tij. Administrata zgjedhore duhet të sigurojë një përgatitje dhe organizim profesional. Media duhet të japë një zë për të gjitha palët dhe shqetësimet, duke respektuar dispozitat e ligjeve përkatëse. I bëj apel qeverisë, Parlamentit, mazhorancës dhe opozitës, të bashkëpunojnë ngushtësisht me OSBE-në dhe ODIHR, në mënyrë që të sigurojnë zgjedhje demokratike. Ato duhet të jenë të denja për një anëtar të ardhshëm të Bashkimit Evropian,” shprehet Kleckenstein.

(M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: Knut Fleckeinstein
Pas

OSHEE ndërton kabinat elektrike 2 metra larg shtëpive të banimit në Laprakë (FOTOT)

Para

Të shkërbesh* Trumpin

Para
Mes dy zgjidhjeve të këqija

Të shkërbesh* Trumpin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.