Drejtueja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike, Lealba Pelinku, e ftuar në studion e televizionit “Fax News”, ku komentoi situatën pas publikimit nga mediet të skandalit të kompanisë fituese për zbatimin e projektit të “Unazës së Madhe”.
Sipas saj, projekti tek Unaza e Re mbart probleme shumëplanëshe, ndërsa hodhi akuza se janë kapërcyer shumë proceduara.
Pelinku u shpreh se e gjithë ko është bërë me bekimin e Kryeministrit, ndërsa tha se i njëjti projekt mund të ishte bërë edhe nga kompani të tjera me shumë më pak vlerë.
“Qëllimi i vetëm është për zhvatjen e një vlere të tilllë marramendëse. I njëjti projekt mund të bëhej edhe nga një firmë tjetër, madje me një vlerë shumë herë më të vogël, por atyre u është prerë rruga e pjesëmarrjes në tender”, – tha Pelinku.
Zyrtarja e PD-së shprehrt se ata nuk kanë marrë pjesë pasi e kanë ditur se ky projekt ka qenë i taksur për dikë tjetër.
“Po përse nuk kanë marrë pjesë? Ata e kanë ditur se ky projekt është taksur për dikë”, – tha ajo.
Më tej ajo vijoi me akuzat ndërsa tha se flitet për përfshirje të personave të rëndësishëm në këtë ngjarje, ndërsa bëri thirrje të analizohet se përse gjithçka është bërë me ngutje.
(B.B/ Faxweb.al)