Nëna e Marjan Levantit ka folur për herë të parë në emisionin “Me Zemër të Haput” në News 24 për plagosjen e trefishtë të djalit të saj. Ndër të tjera nëna e Levantit është shprehur se Elena është një zonjë e nderuar.
“Me djalin nuk ishte konsultuar. Ajo eshte zonjë e nderuar për mua, nuk e di pse arriti puna deri këtu. Nuk e di se ç’ka ndodhur në vendngjrje. Ai gjithmonë ka tentuar të flas para se të bënte çdo veprim. Ajo i bllokonte çdo telefonatë Levantit. Pra se të ndodhte kjo ngjarje unë me Elenën kam pasur marrëdhënie shumë të mirë. Elena për asnjë moment që nuk është ulur të flas me burrin. Familja e Elenës është munduar për t’I ndarë kur djali iku jashtë. Nëna e Elenës ka qënë gjithmonë pjesë e konfliktit. ”, u shpreh nëna e Levantit.
Më tej nëna shtoi se nuk ishte në djeni të kësaj ngjarjeje.
“Mua më ka marrë vetë Elena dhe më ka thënë se ka ardhur Marjani këtu dhe nuk ikën. Morra në tel Marjanin dhe nuk më përgjigjej. Mbasi kishte ndodhur ç’kishte ndodhur ai më telefonoi. Marjani më tha “mami amanet fëmjet, unë jam vetë i palgosur. të me ndodhi mua ky shkatërim dhe pse asnjë momenet nuk ka dashur të ulet”, tha nëna.
Nëna e Marjantit shprehu keqardhjen për të plagosurit. “Dënoj veperim që ai bëri. E dënoj për veprimin që ka bërë. Ju kërkoj ndjesë. Elena u tregua kokë fortë, ajo nuk ka pas bashkëpunimin as me familjarët. Në mes është jeta e dy fëmijëve”, tha ajo.
”Mund të them që gjendja pas plagosjeve ka qenë e tensionuar. Une doja të qetësoja fëmijën, dhe ata nuk më lejuan. Edhe ata kanë pasur të drejtë. Marjani donte të rrinin bashkë, ajo ka qenë e lodhur dhe e ngarkuar. E respektoj pasi Elena ka qenë një njeri i mirë. Prindërit e Elenës mendonin se do të ishte më mirë që ta kishin Elenën më mirë të ndarë nga burri. Ata janë njohur në moshë madhore, kanë qenë të rritur kur janë njohur”, ka vazhduar ajo.
vijon…. (J.V/Shuplaka)