Aksi rrugor “Tiranë-Gjiri i Lalsit” është bllokuar ditën e sotme nga fluksi i madh i automjeteve. Shumë qytetarë nga kryeqyteti kanë zgjedhur ta kalojnë të dielën në plazh, por kanë mbetur të bllokuar në trafik.
Policia Rrugore po bën devijimin e trafikut nga aksi Hamallaj-Perlat-Sukth.
NJOFTIMI
Policia Rrugore njofton se aksi rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit e anasjelltas është i mbingarkuar.
Ka fluks të madh lëvizjesh të automjeteve.
Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës.
Ndërsa në akset rrugore Lezhë- Shengjin, Shkodër – Velipojë;
Fier dhe Vlorë situata e trafikut është mbi normalen e javës por nuk ka probleme. (J.V/Shuplaka)
Policia e gatshme ne cdo moment , bravo per punen e devotshme te tyre .
Eshte vertet e rendesishme te merren masa ne keto dite.
Vlersojme shume policin qe edhe pse ne 40 grade bejne me devotshmeri punen e tyre.