19:09 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Forca Ajrore e angazhuar në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 25”

13:58 | 28/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Forca Ajrore e angazhuar në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 25”

Forca Ajrore Shqiptare është angazhuar në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 25”, duke luajtur një rol kyç në ndërtimin e një force shumëkombëshe të aftë për të vepruar në mjedise komplekse operacionale.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se, për herë të pare në një stërvitje të tillë është përfshirë detashmenti i mjeteve ajrore pa pilot në këtë nivel.

Në stërvitje po kryhen veprime kërkim-shpëtimi me helikopterët Cougar dhe Blackhawk të Bazës Ajrore Farkë, deri te mbështetja e operacioneve tokësore dhe gatishmëria për evakuime mjekësore MEDEVAC/CASEVAC

Bashkëpunimi rajonal dhe koordinimi me institucione civile si Albcontrol dhe partnerë ndërkombëtarë si FSK në Kosovë, e bën këtë stërvitje një hap të rëndësishëm për rritjen e sigurisë dhe gatishmërisë në rajon, thekson MM.

Dje nisi nga Shqipëria, stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë. E drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe e zhvilluar në bashkëpunim me vendet aleate të NATO-s dhe partnerët strategjikë, stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor 2025.

Stërvitja “Defender Europe 25” ka për qëllim të rrisë gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë e forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere për të vepruar në mënyrë të koordinuar në një mjedis të ndërlikuar operativ. Skenari është ndërtuar sipas Nenit 5 të Traktatit të NATO-s, që simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve në rast të një sulmi ndaj ndonjërit prej tyre.

Aktivitetet ushtarake do të përfshijnë një sërë operacionesh të shkallës së gjerë në disa shtete të Evropës, me fokus të veçantë në Shqipëri dhe Kosovë, ku do të zhvillohen trajnime për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, sigurimin e pikave të imbarkimit dhe menaxhimin e logjistikës së avancuar.

Pas

Faton Peci reagon pas intervistimit dhe bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë

Para

Gjyqi i Sterilizimit/ Ish-ministri Ilir Beqja gjatë seancës në GJKKO: Sipas parimit të gjësë së gjykuar jam i pafajshëm! SPAK s’më dha vendimin e ish-Krimeve të Rënda

Para
Gjyqi i Sterilizimit/ Ish-ministri Ilir Beqja gjatë seancës në GJKKO: Sipas parimit të gjësë së gjykuar jam i pafajshëm! SPAK s’më dha vendimin e ish-Krimeve të Rënda

Gjyqi i Sterilizimit/ Ish-ministri Ilir Beqja gjatë seancës në GJKKO: Sipas parimit të gjësë së gjykuar jam i pafajshëm! SPAK s’më dha vendimin e ish-Krimeve të Rënda

 



Të Fundit

Trump: Putini më telefonoi për të më ndihmuar me Iranin

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

BE: Të zbatohet armëpushimi/ Perëndimi i kërkon Izraelit dhe Iranit të vetëpërmbahen

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD/ Nuk përsëriten zgjedhjet në Shkodër

Kryeministri britanik: Koha për zgjidhje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Qeramika e Picasso-s shitet mbi pritshmëritë në ankandin e Gjenevës

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.