20:20 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Formohet qeveria e re në Afganistan, kush është ‘kryetalebani’ që merr në dorë frerët e vendit

17:08 | 07/09/2021
në Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Formohet qeveria e re në Afganistan, kush është ‘kryetalebani’ që merr në dorë frerët e vendit

Talibanët njoftuan se kanë krijuar Qeverinë e re të Afganistanit, e cila do të udhëhiqet nga njëri prej themeluesve të tyre.

Zëdhënësi i grupit, Zabihullah Mujahid, tha se në krye të Qeverisë do të jetë Mullah Mohammad Hassan Akhund, ndërsa zëvendës i tij Mullah Abdul Ghani Baradar.

Mawlawi Haibatullah Akhundzada do të jetë udhëheqës suprem.

“I siguroj të gjithë bashkatdhetarët se figurat do të punojnë drejt respektimit të rregullave islame dhe Ligjit të Sheriatit”, tha Akhundzada pas emërimit.

Talibanët kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Afganistanit më 15 gusht.

Një ditë më herët, ata thanë se kanë marrë nën kontroll edhe provincën Panjshir – zonën e fundit që kontrollohej nga forcat e rezistencës.

Këto të fundit, megjithatë, i hodhën poshtë pretendimet e tilla dhe thanë se luftimet vazhdojnë.

Mujahid i përshkroi emërimet e reja si udhëheqës “në detyrë” dhe tha se mund të ketë ndryshime në të ardhmen.

“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë qenë në pritje të një Qeverie të re”, tha Mujahid, duke shtuar se “grupi u është përgjigjur nevojave të njerëzve”.

Një zëdhënës tjetër i talibanëve, Ahmadullah Masiq, konfirmoi për BBC-në se Afganistani duhet të njihet si “Emirati Islamik i Afganistanit” – titull që grupi ka përdorur gjatë sundimit të tij në periudhën 1996-2001.

Akhund, i cili pritet të udhëheqë punët e përditshme të regjimit të ri – diçka e ngjashme me rolin e kryeministrit – është në listën e terrorizmit të Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 2001.

Akhundzada, si udhëheqës suprem, do të ketë fjalën e fundit në çështjet politike, fetare dhe ushtarake.

Emërimet e tjera përfshijnë Mawlawi Amir Khan Mutaqqin si ministër i Jashtëm dhe
Mullah Mohammad Yaqoobin si ministër i Mbrojtjes.

Sarajuddin Haqqani, i cili u emërua ministër i Brendshëm, është udhëheqës i grupit militant të njohur si rrjeti Hakani.

Hakani është i lidhur me talibanët dhe ka marrë përgjegjësinë për disa nga sulmet më vdekjeprurëse në Afganistan.

 

Pas

Aksion antidrogë në Tiranë, kapet një person me kokainë në makinë

Para

“Lodhje jashtëzakonisht e madhe”, infermierja shqiptare rrëfen vuajtjet në pikun e pandemisë: Nuk ka shanse t’i bësh të gjitha, ke vetëm 3 bombula oksigjeni dhe duhet …

Para
“Lodhje jashtëzakonisht e madhe”, infermierja shqiptare rrëfen vuajtjet në pikun e pandemisë: Nuk ka shanse t’i bësh të gjitha, ke vetëm 3 bombula oksigjeni dhe duhet …

"Lodhje jashtëzakonisht e madhe", infermierja shqiptare rrëfen vuajtjet në pikun e pandemisë: Nuk ka shanse t'i bësh të gjitha, ke vetëm 3 bombula oksigjeni dhe duhet ...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

Bombarduesit B-2 të SHBA në pozicion luftarak përballë Iranit, “të armatosur rëndë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.