06:01 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTO/ Kush është qytetarja që ia prishi ditën Ramës

17:40 | 03/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”I vetmi institucion i paanatemuar”, Rama përgëzon Bankën e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, ka vijuar sot sërish me postimet e tij në ‘rubrikën’ e mëngjesit, ku propagandon punën e tij, apo siç bënte gjatë verës, pika të ndryshem turistike në vend.

Por ndërsa sot ai ka publikuar një video ku shfaqen pamje të rrugës së rikonstruktuar Vorë-Fushëkrujë, kanë vërshuar edhe komentet e qytetarëve, të cilët kryqëzojnë Kryeministrin.

Gjithçka nis me komentin e një qytetari, Ermal Pirrës, që shkruan:

“Lëri pamjet dhe rrugët por shiko të bësh ndonjë gjë për pagat… po të ikën rinia po boshatiset Shqipëria!”

Pas kësaj kryeministri Rama i përgjigjet duke shkruajtur:

“Mos ia qaj hallin Shqipërisë se ka kush ia qan, mundohu të lexosh e mësosh sa më shumë që kur të flasësh të të peshojë fjala, hë xhan.”

Ky koment si duket ka shtyrë një qytetare, të quajtur Mariela Stefanllari, e cila ‘kryqëzon’ kryeministrin Rama, duke i vënë në dukej arrogancën e papërshtatshme për një kryeministër dhe i kujton që nuk po bën asgjë më shumë se sa detyrën e tij.

Ja çfarë shkruan ajo:

“Edi Rama po e përjashton Ermalin nga vatha e shqiptarëve të angazhuar me problematikat e vendit, po i heq edhe të drejtën e fjalës? Si i thua: “mos ia qaj hallin Shqipërisë, se ka kush ia qan”?
Ç’kurajë andarte është kjo që shfaq se na çudite shoku kryetar.
Nuk mund t’ia qajë hallet këtij vendi, më shumë se Ermali, një Kalimtar. Juve vini dhe ikni, pa kërkoni sërish të ktheheni, Ermali mbetet atje, shqiptar mbi dhé, që ju mban juve mbi shpinë dhe në zverk. Si guxon dhe i thua: “peshoje fjalën”? Kë fjalë të peshojë? Kë?
Kujt i drejtohesh ti me urdhra, në vend të jesh drejtqëndrim përpara popullit. Kush ta peshojë fjalën, Ermali që e jeton çdo ditë realitetin, apo ti që me realitetin jeni dy të kithëta?
Mos i jep urdhra popullit, o politikan pa xhan. Drejtqëndrim përpara popullit tënd, shërbëtor i përkulur, gëk-mëk mos bëj kur flet populli, dëgjoje dhe hesht, pastaj mendo dhe vepro, vetëm puno! Mos i kthe më fjalën popullit, kurrë më!
Premtoi që sot popullit që do rrish urtë, do e dëgjosh dhe do punosh.
Se të bën hatanë populli, “hë xhan” (këtë po e përdor për element dekorativ, po ta huazoj në kthim).
Punë të mbarë!
Dhe këtë rrugën që paska bërë qeveria shqiptare, mos na e reklamo, aman derman, sepse nuk ka bërë gjë tjetër veçse detyrën. E kuptove?
Një rrugë, dy korsi me kët dhe “nikoqirllëk”, e ngushtë për merak, si për sevap. Mos reklamo detyrime, mendohu të lexosh popullin, që kur të kalosh ndonjë status, të të peshojë, “hë xhan”.”

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Parisi “vjen” në Shqipëri, ‘jelekverdhët’ tek Unaza e Re (VIDEO)

Para

TVSH për bujqësinë, flet Alban Zusi: Do sjellë katastrofë, ja si do e pësojë industria dhe fermeri shqiptar (VIDEO)

Para
TVSH për bujqësinë, flet Alban Zusi: Do sjellë katastrofë, ja si do e pësojë industria dhe fermeri shqiptar (VIDEO)

TVSH për bujqësinë, flet Alban Zusi: Do sjellë katastrofë, ja si do e pësojë industria dhe fermeri shqiptar (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.