7 Marsi është dita në të cilën vlerësohen ata që na japin dijet e para, mësuesit.
E në këtë ditë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur që të ndajë një foto me nënën e tij, dhe ajo arsimtare. Basha shprehet se e ëma e tij ka shërbyer për 30 vite për nxënëssit.
‘Bashkë me nënën time që shërbeu 30 vjet si arsimtare i uroj të gjithë mësueset dhe mësuesit anekënd Shqipërisë, Gëzuar 7 Marsin!’, shkruan Basha në Facebook.
Kujtojmë se e ëma e kreut të opozitës ka qenë e angazhuar dhe për shumë vite si pedagoge e latinishtes në Universitetin e Tiranës.
(E.K/FAXWEB)