Pamjet që kanë ardhur sot nga qyteti i Kukësit kanë qenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga protesta e banorëve e mbështetur nga demokratët, për ti treguar Kryeministrit Rama se nuk ishte i mirëpritur në këtë qytet, përplasjet e tyre me policinë, udhëtimi i këtij të fundit me helikopter etj.
Por ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen kanë qenë masat ekstreme të sigurisë dhe fotot e mëposhtme e dëshmojnë këtë gjë.
Qindra efektivë të rendit, staf i Gardës së Republikës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “mësyrë” qytetin veri-lindor për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së Kryeministrit.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Kukësit nga kur inaguroi nisjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit të ri të këtij qyteti dhe gjithashtu bëri zyrtare edhe kandidaturën e Safet Gjicit për kreun e Bashkisë (lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post