Një kabinë elektrike është diegur për shkak të moti të keq në fshatin Surroj të Kukësit. Sipas, të dhënave bëhet me dije se për shkak të goditjes së kabllos së tensionit të mesëm të linjës 10kw është djegur edhe kabina elektrike e Surrojt Qendër lënë pa energji elektrike banorët e fshatit.
Pritet ardhja e një transformatori të ri nga Tirana për të bërë të mundur zëvendësimin e tij dhe vënien në punë.
Në rajonin e Kukësit sikurse në të gjithë vendin, moti ka ndryshuar pas një muaji me temperatura të larta dhe thatësirë, në reshje të dendura shiu e ulje temperaturash.