Ka disa profesione, ku kontributi i punonjësve është non-stop. Mes mjekësisë, policisë ushtrisë, apo energjetikës, edhe punonjësit e medias që nuk mund të pushojnë, sepse në ditë të vështira të gjithë kanë nevojë për ndihmë por edhe për informacion, ky i fundit shpëton jetë ndaj dhe është i vlefshëm.
Së fundmi fotoja e operatorit Erblin Dama u bë shumë virale, ku në ditët e tërmetit ai ishte i detyruar të ishte në punë, por ndryshe nga kolegët, së bashku me të birin.
Në foto ai shfaqej teksa profesionin e tij dhe në krahë mbante të birin e përgjumur, i cili si gjithë fëmijët e tjerë nuk mund të flinte pa të atin.
Fotoja bëri xhiron në rrjetet sociale dhe për këtë arsye moderatorja e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo, i bëri një surprizë.
“Ajo u shpërnda shumë shpejt, po ishte një gjë normale. Si çdo prind në këto ditë kemi qenë të shqetësuar. Do të jetë i sigurt që të rri gjatë gjithë kohës me mua.”, tha ndër të tjera Blini.