Mbrëmjen e sotme salla e Teatrit Kombëtar është tejmbushur me njerëz ku përfshiheshin artistë, aktivistë dhe qytetarë, teksa ka qenë i pranishëm duke transmetuar monologun e tij gazetari i njohur Adi Krasta i cili ka dalë hapur në mbrojtje të kauzës për mos lejimin e shembjes së godinës së Teatrit.
Ndërkohë, ajo çfarë ka rënë në sy është gjetja që ka bërë i riu Plaurat Xhafaj i cili ka futur brenda godinës një objekt që simbolizonte 200 milionë euro me prerje 500-she.
Kjo gjetje figurative sipas tij tregon arsyen dhe shifrën se përse duan ta prishin godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar.
“Sjellja e tyre është kopileske”, Adi Krasta iu bashkohet artistëve: Do të fle edhe unë në Teatër
(F.GJ/FAXWEB.AL)