Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka votuar për herë të fundit si kryebashkiak i qytetit bregdetar dhe këtë radhë jo për veten e tij.
Dako i është drejtuar qendrës së tij të votimit tek ish-dyqani i luleve së bashku me bashkëshorten dhe vajzën.
Në Durrës kandidon si pasuese e kryebashkiakut aktual, Valbona Sako e cila u përzgjedh nga kryeministri Rama pas shumë aludimeve që u bënë.