Ndërkohë që qendrat e votimit vijon ende të jenë të hapura deri në orën 19:00, pjesëmarrja e qytetarëve vijon të jetë ende minimale, ku shumica prej qytetarëve kanë bojkotuar procesin.
Mirëpo, ajo që mbetet shumë interesante dhe një mënyrë tepër origjinale për të shprehur revoltën është gjesti epik i këtij qytetari në videon e mëposhtme, i cili tregon hapur se zgjedhje të njëanëshme nuk mund të ketë.
“Të nderuar miq unë po votoj për kandidatin e mazhorancës, se mbarova s’po duroj dot më. Meqëse Bashkia e Shkodrës s’na lejon, po votoj këtu. Shpresoj që kryeministri po vjen dhe po i numëron.”, shprehet qytetari.