Samiti i Sofjes nuk ishte aspak pozitiv për vendet e Ballkanit Perëndimor, që për disa nga shtetet e mëdha si Franca apo Gjermania nuk janë ende gati për të qenë pjesë e familjes së madhe.
Në këtë Samit ishte i pranishëm dhe kryeministri Rama, ku për foto dite ka zgjedhur një moment ku i pëshpërit diçka në vesh presidentit francez Macron. Po ashtu shihet se dora e Ramës është e mbështetur në supin e Macron.
Macron ka thënë dje para liderëve të Ballkanit Perëndimor, se Franca nuk e mbështet zgjerimin, pasi sa herë që BE zgjerohet, njëherazi unioni sa vete e dobësohet.
“S’jam në favor të zgjerimit, por për një BE të fortë. Mbështes Ballkanin të ecë para në BE. Sa herë duam të zgjerojmë BE-në shohim që dobësohemi. Ta shohim çdo zgjerim të ri me shumë kujdes e ashpërsi. S’jam për zgjerimin, para se të bëhet një reformë reale.”-ka thënë Macron.
Deklarata e Macron, është një tjetër tregues se 3 vendet euroskeptike, Franca, Gjermania dhe Holanda, nuk do e japin dritën jeshile për hapjen e negociatave.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post