Një nxënës në një nga gjimnazet në Perëndim të Francës ka sulmuar me thikë ditën e sotme, katër bashkëmoshatarë të tij. Duke shkaktuar plagosjen e tre prej tyre dhe vdekjen e një nxënësi.
Rrethanat e sulmit me thikë janë ende të paqarta.
Sulmi ka ndodhur në një gjimnaz jo shtetërorë “Notre-Dame-de-Toutes-Aides” në Doulon të Francës.
Ndërkaq bëhet me dije, se autori i sulmit ka qëlluar me thikë katër persona para se mësuesit e shkollës të ndërhynin për ndalimin e sulmeve të mëtejshme.
Emri i autorit të sulmit nuk është bërë publik për arsye të mos autorizimit nga ana e policisë franceze për publikimin e tij.
Për këtë sulm, ka reaguar Ministrja e Arsimit të Francës Elisabeth Borne në rrjetin social “X” e cila është shprehur se është duke shkuar në gjimnazin ku ka ndodhur sulmi për t’u solidarizuar me viktimat dhe shkollën e komunitetit.