Federata Shqiptare e Futbollit prej disa ditësh po bën përpjekje për rihapjen e aktiviteve sportive.
Përmes komunikimeve zyrtare me qeverinë FSHF ka në plan që të mos e humbë këtë sezon futbollistik.
Bëhet me dije se FSHF do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit.
Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit kjo edhe si garanci që i dha FSHF ministrisë së shëndetësisë për lejimin e aktivieteve sportive.