Akademiku Artan Fuga duket se nuk ka mbetur gojëkycur ndaj ngjarjes që lidhet me RTSH-në. Ai ka zgjedhur rrjetin e tij social Facebook për të shprehur acarimin e tij ndaj grupit parlamentar të cilin e konsideron si një grup që merret me gjithçka përveç ligjeve.
Sipas tij një gjë e tillë është kuptuar edhe nga shqiptarët të cilët janë lodhur nga spektakli parlamentar para kamerave televizive çdo të enjte.
Më tej profesor Fuga shton: “RTSH është gjysmak, jo sepse është publik por sepse nuk është publik. Eshtë politik, sepse drejtohet politikisht, është propagandistik, dhe nuk ka asgjë publike”.
POSTIMI I PLOTË:
Mjaft rregjistrimeve televizive nonstop në Kuvend, si kamera dyqanesh në rrugë!
Duke lënë mënjanë gjithë të tjerat, shumë mirë që kryetari këshillit të ministrave propozon që Kuvendi të ketë televizionin e tij, por jo thjesht rregjistrimet e plota televizive të seancave, duke ja hequr monopolin TVSH, kësaj makine propagandistike ose pazari kotësish, që mund dhe duhet bërë një televizion publik i vërtetë dhe jo gjoja, një preh e privatit, e drejtuar brenda konflikteve të tmerrshme të interesit, pa profesionalizëm, dhe me bord dyfish politik.
Rtvsh është gjysmak jo sepse është publik por sepse nuk është publik. Eshtë politik, sepse drejtohet politikisht, është propagandistik, dhe nuk ka asgjë publike. Këtu duan ta gabojnë zotin Rama disa teveqelë që nuk dinë se çfarë është publikja në media, shkolla, etj., sepse ata nuk dinë se çfarë është NASA, BBC, SNCF, CRN, etj., margaritarë të Globit tonë.
Si edhe që mbledhjet e grupit parlamentar që ai drejton de facto të jenë live. Të gjitha mbledhjet publike duhen të hapura ndaj mediave!
Në letrën që i drejtoja z. Ruçi, modestisht e kisha sugjeruar këtë, por ndërkohë duhet trajtuar në një kontekst më të gjerë. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës nga spektakli parlamentar para kamerave televizive çdo të enjte!
Merren me gjithçka, veç për ligje nuk shohim të debatojnë!
Të tjerat, i shohim me radhë!
(B.N/Shuplaka)
Discussion about this post