Pas taitmeve edhe inspektoriati shëndetesor ka vendosur gjoba tek bizneset. Ky është viti i katërt që strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në të gjithë vendin i kanë paraprirë sezonit turistik veror me inspektime që në muajin prill dhe me fillimin e sezonit turistik veror kanë ndjekur punën në vazhdimësi me qëllim parandalimin e krijimit të situatave problematike shëndësore dhe përballimin e situatave të emergjencës në rast se do të ketë të tilla.
Gjithashtu në funksion të sezonit turistik veror Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka në qarqet bregdetare 58 inspektorë dhe 24 kite inspektimi. Gjithashtu në terren janë edhe 2 grupe Task Force me inspektorë nga ISHSH qendror dhe degët e tjera.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka inspektuar 740 subjekte në funksion të sezonit turistik gjatë muajit qershor të 2018-ës:
- 101 subjekte akomodimi
- 188 subjekte gastronomie
- 134 subjekte bar/ kafe
- 82 subjekte të prodhimeve ushqimore
- 185 subjekte të shitjes me pakicë të produkteve
- 7 subjekte të shitjes me shumicë të produkteve
- 41 pishina
Eshtë marrë një masë administrative.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka inspektuar 1429 subjekte në funksion të sezonit turistik gjatë muajit korrik 2018:
- 203 subjekte akomodimi
- 432 subjekte gastronomie
- 257 subjekte bar/ kafe
- 205 subjekte të prodhimeve ushqimore
- 222 subjekte të shitjes me pakicë të produkteve
- 63 subjekt i shitjes me shumicë të produkteve
- 43 pishina
Janë marrë 14 masa administrative dhe 8 Vendime Mbylljeje Provizore.
Mësohet se inspektimet do të vazhdojnë edhe gjatë muajit gusht. Gjithashtu mësohet se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka ftuar të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes në përdorimin dhe shfrytëzimin e subjekteve që ofrojnë shërbime dhe të shmangin ato subjekte të cilat që në pamje nuk përmbushin kërkesat higjieno-sanitare.
(E.V/Faxweb.al)