Kryedemokrati Lulzim Basha që prej orës 18:00 po zhvillon një takim në selinë e Partisë Demokratike me deputetët e kësaj force politike të dal nga zgjedhjet e 25 prillit.
Burime konfidenciale nga mbedhja bëjnë me dije se në fjalën e tij Basha falenderoi deputetët për rezultatin e arritur, duke e cilësuar si një arritje të madhe të PD-së, pavarësisht vjedhjes së votës.
Basha u bëri me dije se së shpejti do të nis një tur në Shqipëri për të falenderuar njerëzit të cilët e votbesuan dhe të njëjtën gjë kërkoi dhe prej deputetëve, pasi sipasj tij fushata nuk ka mbaruar dhe do të vijojë deri në fitore.
“Dua të falenderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!”, tha Basha.