Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj ishte i ftuar në studion e Lajmeve të Fax News ku foli për sasitë e mëdha të drogërave të forta që janë sekuestruar, dhe të cilat kanë pasur ose destrinacion Shqipërinë, ose që ka dalë përmes vendit tonë.
Sipas Hajdarmatajt, janë shuma të mëdha parash në këtë treg, dhe duhen garanci shumë të mëdha, duke argunetuar se garancia merret në instancë shumë të larta, duke thënë se Policia ka treguar pazotësi, të cilën ia faturon ndikimeve politike në Policinë e Shtetit.
Ai tha gjithashtu se, nuk besonte se garancitë për një tregti aq të madhe bandat e marrin nga Policia, por nga politika dhe majat e saj.
“Kur themi policia duhet të kemi gjithmonë parasysh hetimet, që është prokuroria. Në momentin kur policia dhe prokuroria nuk arrijnë ta zotërojnë hetimin, gjithmonë fshihen dhe nuk japin informacione ndaj publikut me pretekstet se nuk duan të prishin hetimin. Policia ka detyrimin ligjor të japi një informacion, që publiku të kuptojë se deri ku kanë shkuar hetimet, normalisht pa i prishur ato. Këta fshehen gjithmonë pas faktit se nuk japin informacion se prishen hetimet.
Janë disa elemente dhe disa detaje që publiku duhet të informohet. Një person që është zbuluar me emër dhe mbiemër, edhe nëse është në kërkim duhet ta shpallësh emrin e tij se mund ti shërbejë kapjes”
Duke folur për përgjegjësitë e kalimit përmes Portit të Durrësit, Hajdarmataj tha se nuk mund të mbetet tek një roje dhe tek një polici i thjeshtë, aq më tepër kur bëhet fjalë për sasi kaq të mëdha.
“Kjo sasi droge, në asnjë rast nuk është përgjegjësi e një roje, një polici a një drejtuesi porti, këto janë raste që kapin majat e drejtimit të shtetit. As vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti nuk e merr përsipër dot garancinë e tregtimit dhe kalimit të kësaj sasie që u kap në Durrës. Garancia është gjithmonë politike, sepse pavarësisht se drejtori i Policisë së Shtetit ka pushtet, janë disa organe të tjera siç është ushtria, dikastere të tjera shtetërore”.
Hajdarmataj foli edhe për sitemin e sigurisë në Portin e Durrësit, duke e konsideruar si më modernin në vend dhe ma aparatura e jete të fjalës së fundit, ç’ka shtojnë dyshimet sipas tij, se fikja e tyre nuk ka qenë teknike dhe aksidentale.
“Mendoj se ata (bandat e drogës), nuk ia lënë rastësisë nëse dyshojnë se kamerat e sigurisë kanë punuar apo jo. Ata mbajnë në vëzhgim çdo detaj. Kam punuar në Portin e Durrësit dhe e njoh mirë terrenin dhe masat e sigurisë. Kam pas debat personalisht sa i përket sistemit të kamerave. Ne duhej të kishim serverin tonë, dhe e di se sistemi i kamerave të sigurisë është e fjalës së fundit, kanë një staf shumë të madh dhe të trajnuar nga SHBA dhe sistemi i sigurisë së portit është prefekt me sallë operative. Nuk ma merr mendja se ka qëlluar që kamerat të jenë fikur rastësisht”.
Pyetje:Të arrestuarit janë të hallkave të ulëta, pse gjithmonë arrestohen këta “peshq të vegjël?
Hajdarmataj: Mendoj se sasi të tilla kanë një garanci shumë të madhe, organizata të mëdha e të vjetra mafioze që arrijnë të bëjnë ligje për vete. Kemi një oligark që bën ligje enkas për një person. Këto nuk janë muhabete kafenesh. Këto sasira të mëdha në asnjë rast nuk mund të futen, sepse kanë garanci edhe rrugës që nga vendi i nisjes dhe deri në vendin e mbërritjes, por sidomos këtu kanë garanci politike dhe në momentin që ngel në rrjetë, në të gjitha rastet janë partnerët tanë që japin informacion. Këto goditje bëhen vetëm në sajë të sinjalizimit të tyre përfshirë edhe Xibrakën. Ata natyrisht nuk shprehen, kanë qëndrime profesionale. Nuk është qëllimi i tyre se çfarë thonë organet e shtetit tonë, por pengimi i tregtimit të saj.
Pyetje: Pse pala greke bëri atë veprim duke e ndërruar kokainën me oriz?
Hajdarmataj: Pala greke dhe ndërrimi i kokainës me oriz ndodhi sepse nuk ka besim tek Policia shqiptare. Dhe ndaj them se partnerët tanë e njohin shumë mirë policinë, njohin edhe njerëz të inkriminuar. Dhe ky është një fakt se ata e dinë mirë se këto qarqe janë të lidhura me majat e politikës. Ndaj ata e kanë hequr kokainën dhe kanë futur oriz vetëm që të kapin rrjetin. Policia e Shtetit ka qenë jashtëzakonisht jo profesionale dhe dalin aty dhe thonë bëmë namet. Asgjë s’kanë bërë. Si kap dy veta jo u hap çanta në rrugë jo nuk u hap çanta në rrugë kur ke më shumë se dy javë kohë për ta vëzhguar dhe kapur autorët kryesor të saj.
Pyetje: Ku shkon e gjithë sasia e kokainës së sekuestruar?
Hajdarmataj: Për drogërat është Prokuroria e Krimeve të Rënda. Natyrisht që të gjitha drejtoritë e Policisë së Qarqeve, kanë dhoma prove dhe nuk hapet as tjetërsohet pa ardhur urdhëri i Prokurorisë, dhe ajo asgjësohet pasi merret vendimi i Gjykatës.
Pyetje: A është rastësor largimi i drejtorit të policisë së Durrësit menjëherë pas aksionit?
Hajdarmataj: Unë mendoj se ka një lidhje, nuk e shoh si rastësi këtë pjesë. Partnerët ndërkombëtar kanë më shumë informacion se sa ne për mënyrën se si fundksionon Policia e Shtetit dhe mendoj se edhe për këtë rast ata kanë më tepër informacion.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/778994582534693/
(F.GJ/FAXWEB.AL)