Gazetari Bledian Koka, megjithëse është kritikuar disa herë nga drejtuesit e televizionit ku punon për statuset kundër qeverisë, nuk ka “venë mend”.
Ai sot ka reaguar me një status për projketligjin e qeverisë për: “ndalimin e faqeve dhe rrjeteve sociale “Anonimys”.
Koka, përmes notave të ironisë dhe humorit, zbulon portalet që nuk do të mbyllen nga kryeministri Rama dhe ato që do të mbyllen.
Postimi i Bledian Kokës:
Unë kam besim!…
Unë besoj fort se Edi Rama nuk do ti mbyllë të gjitha portalet nëse do ketë fuqi ta bëjnë ndonjëherë këtë gjë. Une mendoj se sido që të shkojë puna ai nuk do të mbyllte kurrë portalet e Meros, Carlos, Minxhozit, Muçit, Braçes, Çilit dhe sidomos portalin transparent të Endrit.
p.s…por ama të mjerë ato portale që kanë kritikuar Majlindën!…
Ja çfarë thotë drafti në fjalë:
“Ndalohet përdorimi i portaleve elektronike të pa kontrolluara nga Bordi i Monitorimit të Mediave për propagandë zgjedhore. Autoritet shtetërore marrin masa për mbylljen gjatë fushatës zgjedhore të portaleve elektronike të pa regjistruara të cilat përhapin propagandë zgjedhore, zhvillojnë sondazhe pa respektuar rregullat e këtij kodi, apo kalojnë kufirin e informimit dhe konsiderohen propagandë zgjedhore”