03:10 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjendje ankthi në Dibër, kreu i Bashkisë lëviz me shoqërues. Zbarkojnë forca të FNSH-së

13:10 | 01/02/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjendje ankthi në Dibër, kreu i Bashkisë lëviz me shoqërues. Zbarkojnë forca të FNSH-së

Një ditë pas ngjarjes së një sherri të dhunshëm në bashkinë Dibër burime për “Fax News” bëjnë të ditur se kjo që ka ndodhur ka sjellë një situatë të tensionuar në qyteti.

Po të njëjta burime pohojnë se zanafilla e këtij problemi ka nisur që në zgjedhjet e fundit vendore.

Ndërsa gjatë kësaj të enjteje kreu i bashkisë Muharrem Rama dhe drejtori i burimeve njerëzore në bashkinë e Dibrës Drini Mataj lëvizin me shoqërues.

Në Dibër mësohet se kanë mbërritur që mëngjesin e kësaj të enjteje dy furgona me efektivë të FNSH-së nga Tirana.

Nga mëngjesi i sotëm kreu i bashkisë Rama ka qenë në komisariatin e Dibrës ku ka qëndruar nga ora 8.00 deri në orën 10.30.

Një ditë pas sherrit me grushta në Bashkinë e Dibrës dyert e bashkisë janë të mbyllura ndërsa institucioni vendor është hermetik për informacion.

Burime për Fax News” bëjnë të ditur se nënkryetari i bashkisë Ilir Vraniçi ka zhvilluar një mbledhje me administratën e bashkisë mëngjesin e të enjtes.

Ndërkohë mbrëmjen e të mërkurës Policia e Dibrës raportoi për arrestimin në flagrancë të Ernolt Cani, 34 vjeç, nga Peshkopia, me detyrë Zv/Kryetar i Bashkisë Dibër, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim”.

Policia shpalli në kërkim edhe një person tjetër, ndërsa arrestimi i Canit sipas policisë u bë pasi rreth orës 09:05, të së mërkurës kur ai në bashkëpunim me një tjetër person aktualisht i shpallur në kërkim kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tij Drejtorin e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër Drini Mataj.

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur tre persona që morën kujdesin mjekësor në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: edi ramaMuharrem Ramaolti cani
Pas

Përfundon seanca plenare, rrëzohen për herë të dytë lista për KLGJ-në dhe KLP-në

Para

Skandali me naftën “Virxhin”, Prokuroria e Tiranës kërkon 15 vite burg për Ardian Xhillarin

Para
Skandali me naftën “Virxhin”, Prokuroria e Tiranës kërkon 15 vite burg për Ardian Xhillarin

Skandali me naftën “Virxhin”, Prokuroria e Tiranës kërkon 15 vite burg për Ardian Xhillarin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.