“Tashmë për dy ditë me rradhë Ujësjellësi i Tiranës po furnizon jo vetëm ujë që nuk pihet por që të vjen ndot edhe ta shohësh.” Kështu është shprehur Gjergj Bojaxhiu për cilësinë e ujit të pijshëm që furnizohet Tirana.
Ai thekson më tej se Bashkia e Tiranës ngritjen e çmimit të ujit e mori për të hapur vende pune për militantët e jo për të përmisuar shërbimin ndaj qytetarëve.
REAGIMI:
Dy javë më parë isha në shtëpi kur më sollën faturën e ujit. Ujësjellësit të Tiranës i duheshin 3 punonjës për të shpërndarë faturat. Foristrada e bardhë mbante: shoferin + një përgjegjës + shpërndarësin e faturës, i cili për më nuk dinte as të fuste faturën e ujit në kutinë e postës e në fund thjesht e hodhi në tokë. Aty e kuptova pse ishte kërkuar rritja e çmimit të ujit.
Tashmë për dy ditë me rradhë Ujësjellësi i Tiranës po furnizon jo vetëm ujë që nuk pihet por që të vjen ndot edhe ta shohësh. Sic duket Bashkia e Tiranës ngritjen e çmimit të ujit e mori për të hapur vende pune për militantët e jo për të përmisuar shërbimin ndaj qytetarëve.
Ne mbetemi në mëshirën e natyrës dhe kryetarin e bashkisë e kemi vetëm për të pozuar para kamerave. Por edhe kamerat i kemi vetëm për ti bërë poza kryetarit të bashkisë e jo për ti kërkuar llogari që pse ujësjellësi ka fonde për të mbajtur militantë në punë por nuk ka fonde për të rritur kapacitetet filtruese në rastet kur natyra ushtron të drejtat e saj.
(J.V/Faxweb)
Discussion about this post