Koleksionisti Gjergji Thimio ka denoncuar sërish sot në Fax News kërcënimet që ka marrë pas publikimit të një dokumenti, që sipas tij provon se Edi Rama është dënuar në Francë. Thimio u shpreh në Fax News se tashmë i kanë prerë dhe dritat në shtëpi, ndërsa vazhdimisht e ndjekin dhe e vëzhgojnë njerëz të panjohur.
“Para tre ditëve ka ndodhur një veprim, që për mendimin tim, është shumë i rëndë, po më rrezikohet jeta. Është një presion i hapur ndaj meje. Ditën e djelë kam qenë te Pazari i Korçës, në momentin që po vija në shtëpi, shikoj disa forca të shtuara sigurie që më kanë shoqëruar gjithë rrugës. Duke parë që po më ndiqnin këta persona, një makinë me targa të huaja kaloi me shpejtësi, dhe për fatin tim të mirë kam shpëtuar nga ky aksident në thonjëza.
Mora rrugën drejt për në shtëpi, në qendër të Metropolisë, ata janë bashkuar, në momentin që kam hyrë në shtëpi i pashë nga ballkoni. E vetmja gjë që më kanë thënë është ”do të bëjmë copash”. Ka qenë një çështje sensitive ajo që kam denoncuar unë për zotin Rama, në momentin që kur kam hyrë në shtëpi më kanë prerë dhe dritat e shtëpisë, aty po mendoja sesi do të më vrisnin, në rast se do të më hynin në shtëpi”, u shpreh mes të tjerave Thimio.