Lajme të mira rreth situatës me koronavirusin ka vetëm në Gjermani. Atje tashmë ka më shumë të shëruar se sa raste aktive. Përgjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 2 537 raste të reja me koronavirus, duke e çuar totalin në 127 854.
Ky është numri i katërt më i lartë në Europë, por më shumë se 50 përqind e tyre janë shëruar.
Në Spanjë, 37 përqind e 166 831 personave të infektuar janë shëruar. Ndërkohë në Itali janë shëruar 22 përqind e të infektuarve. Në Francë 21 përqind e të infektuarve janë shëruar, ndërsa në Britani 0.3 përqind e të infektuarve janë shëruar.
Gjermania ka gjithashtu numrin më të ulët të vdekshmërisë. Kjo i atribuohet testeve të gjëra ku pozitivë kanë rezultuar shumë pacientë me simptoma të lehta.
Merkel do të takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit për të diiskutuar lehtësimet e mundshme të masave.