15:05 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjermania miraton Ligjin për azilkërkuesit dhe bashkimet familjare, lehtësohen procedurat për qëndrim të përhershëm

13:59 | 02/12/2022
në Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjermania miraton Ligjin për azilkërkuesit dhe bashkimet familjare, lehtësohen procedurat për qëndrim të përhershëm

Bundestagu gjerman miratoi sot ndryshimet e Ligjit mbi migracionin, me të cilat u ofrohet mundësi azilkërkuesve që jetojnë 5 vjet e më tepër në Gjermani si dhe punëtorëve me kualifikime për të marrë një leje të përhershme qëndrimi.

Për ndryshimet e këtij ligji votuan 371 deputetë të Bundestagut, 226 ishin kundër, kurse 57 deputetë abstenuan, raporton tagesschau.

Sipas planeve të Qeverisë Federale, e drejta e qëndrimit duhet të ofrojë perspektivë për migrantët e mirë integruar që jetojnë në Gjermani prej disa vitesh pa status të sigurt.

Përjashtohen kriminelët dhe personat që fshehin identitetin e tyre për të shmangur dëbimin, transmeton Telegrafi.

Kushdo që ka jetuar në vend për pesë vjet deri më 31 tetor 2022 dhe nuk ka kryer një krim, duhet t’i jepet 18 muaj afat për të përmbushur kërkesat për qëndrim afatgjatë – kjo përfshin njohjen e gjermanishtes dhe sigurimin e jetesës së tyre.

Sipas qeverisë federale, më shumë se 136 mijë njerëz në të gjithë Gjermaninë mund të përfitojnë nga rregulloret e reja. Ligji i miratuar nga parlamenti eviton gjithashtu pengesat për të drejtën e qëndrimit pavarësisht nga afati, duke shkurtuar kohën e pritjes.

Përveç kësaj, Parlamenti miratoi një ligj që parashikon ndryshime në procedurat gjyqësore që kanë të bëjnë me azilin. Ligji prezanton gjithashtu këshilla për procedurën e azilit që është e pavarur nga autoritetet për herë të parë, ku refugjatët mund të marrin këshilla dhe ndihmë përpara dhe gjatë procedurës.

Paketa legjislative përfshin gjithashtu dëbimin më të lehtë të kriminelëve. Për qeverinë federale, ligji është pjesa e parë e një pakete migracioni, ku do të pasojnë edhe dy të tjera.

Pas

Tmerr në Elbasan! Grabitësit futen brenda shtëpisë së mjekut dhe e dhunojnë barbarisht, ai dërgohet te ‘Trauma’

Para

Industria e qumështit drejt kolapsit! Hoxha: Nuk ka ende paketë lehtësuese për blegtorët, rrezikojmë zhdukjen nga tregu

Para
Industria e qumështit drejt kolapsit! Hoxha: Nuk ka ende paketë lehtësuese për blegtorët, rrezikojmë zhdukjen nga tregu

Industria e qumështit drejt kolapsit! Hoxha: Nuk ka ende paketë lehtësuese për blegtorët, rrezikojmë zhdukjen nga tregu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.