14:56 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Gjermeni për emërim-shkarkimet e ministrave: Kur Rama merr vendim…

11:42 | 15/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Legalizimet, procedurat që duhet të ndjekin 30 mijë familje për të përfituar

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni  vjen një rrëfim ndryshe me studentët në “Këndin e Ekselencës”, e cila tregon për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, por edhe me dy fëmijët.

Megjithatë, pavarësisht se ishte parashikuar për një intervistë jashtë fushës së politikës, Gjermeni nuk arriti t’i shpëtonte dot  edhe pyetjeve nga politika.

Studentët e pyetën edhe për shkarkimin e katër ministrave Saimir Tahiri, Bledi Çuçi, Ilir Beqaj dhe Blendi Klosi, për të cilët ministrja shprehu mendimin e saj.

“Të gjithën kolegët, qoftë ata që kanë qenë pjesë e qeverisë dhe ata që u zëvendësuan, të gjithë jemi pjesë e një ekipi. Them se ky bashkëpunim mesazh nesh ka qenë i fokusuar tek zhvillimi ekonomik dhe qytetarë. Ne kemi 18 qershorin para dhe fushata do të jetë e vështirë. Jo vetëm kolegët që do drejtojnë qarqet, por dhe ne. Shpjegimin tonë e tha kryeministri.”, tha Gjermeni.

Ndërkohë lidhur me zëvendësimin e tyre respektivisht me Fatmir Xhafajn, Eduard Shalsin, Ogerta Manastirlliu dhe Olta Xhaçka, Gjermeni u shpreh e lumtur që listës së kabinetit qeveritar iu shtuan edhe dy femra.

INTERVISTA
Do doja të kthehesha pas në kohë, tek studimet tuaja jashtë shtetit. Ju në muajin prill merrni një çmim nga Universiteti i Miçhiganit…
Unë kam bërë studimet në një universitet të vogël në Miçhigan. Në fund të prillit kam nderin të marr një çmim nga ky universitet.

Po pse Punë sociale? Përse kjo zgjedhje?
Pasi mbarova Histori-Gjeografi në vitet 90, dëshira ime ishte të vazhdoja Drejtësi. Pastaj kur u hap një kurs pasuniversitar për Punë Sociale, e pash veten aty. U konsiderua më pas si fakulteti i Shkencave Sociale. Kam bërë dhe një master. Kisha dhe djalin me vete. Qëndrova tek një familje amerikane.

Të fokusohemi tek familja tuja. Keni dy fëmijë me një diferencë të madhe. Si e priti djali juaj ardhjen e vajzës suaj?
Eriku në fillim nuk është se e priti në kënaqësi të madhe. Në moshën e tij, pasi ishte dhe në gjimnaz, nuk i erdhi mirë. por që kur erdhi Megi në jetë, na e ndriçoi jetën. Na ka sjellë energji pozitive. Dua të them që për të gjithë të angazhuarit, është e vështirë që të mbajnë një balancë dhe vëmendje familjes dhe karrierës. Në këto vite, më shumë vëmendje merr puna dhe angazhimi profesional. Edhe për shkak të përgjegjësisë që kam.

Është e vështirë për një grua që të vendos prioritete dhe ekuilibër?
Duhet të marrë disa vendime, që të shoh kë ka prioritarë dhe kë jo. Është e vështirë. Tek gratë është disi më e vështirë, por shpesh herë është angazhim dhe përgjegjësi e madhe. Vetëm të duhet ajo rruga me gropa, por dhe duhet të frymëzosh.

Si ja keni dalë me situata të vështira?
Ajo që dua të them është mbase se gjërat varen nga shumë faktor. Unë jam shumë këmbëngulëse dhe në momentin që vendosa diçka, e çoj deri në fund.

Është krijuar një perceptim publik që qeveria po fokusohet tek rehabilitimi i shesheve, qendrave urbane dhe keni lënë pas në hije zonat rurale…
Në fakt ashtu është thënë në media. Projektet e Rilindjes urbane janë fokusuar tek hapësirat publike, tek qendrat urbane, duke i bërë dhe më atraktive dhe mikpritëse. Por nuk ka ngelur vetëm tek qendra. Të gjitha projektet kanë nisur me qendrat dhe janë shtrirë në zonat rurale urbane.

Ju patët nisur një projekt për rigjallërimin e zonës së Krujës. Keni folur dhe për shoqatën e Artizanëve…
Ky është projekti i parë, si ‘dashuria e parë’. I kishim të gjithë komponentët brenda, mbështetjen e bashkisë dhe Fondit të Zhvillimit Amerikan. Në Korçë dhe Shkodër kanë funksionuar. Ajo që kam parë është se janë krijuar modele që na përfaqësojnë denjësisht, siç janë artizanët e Krujës.

Si i keni marrëdhëniet me kolegët?
Jam shumë e komunikueshme, e qetë.

Ndoshta ngaqë keni qenë e sulmuar dhe nga opozita..
Jam e duruar dhe e qetë. Por di ta ngre zërin. Ndonjëherë më vjen keq që njerëzit e marrin për dobësi qetësinë dhe sjelljen. Mundohem të jem vetvetja. Mundohem që mos të më ndryshoj shumë.

Lëvizjet e fundit qeveritare. Si i komentoni lëvizjet në kabinetin qeveritar?
Të gjithën kolegët, qoftë ata që kanë qenë pjesë e qeverisë dhe ata që u zëvendësuan, të gjithë jemi pjesë e një ekipi. Them se ky bashkëpunim mesazh nesh ka qenë i fokusuar tek zhvillimi ekonomik dhe qytetarë. Ne kemi 18 qershorin para dhe fushata do të jetë e vështirë. Jo vetëm kolegët që do drejtojnë qarqet, por dhe ne. Shpjegimin tonë e tha kryeministri.

Nuk është presion nga opozita kjo?
Nuk e besoj.

Edhe Zoti Manjani para pak kohësh ishte pjesë e ekipit tuaj, por pas shkarkimit akuzoi Ramën se ai merrte vendimet dhe kur nuk ishte..
Ky është mendimi i zotit Manjani, mund të pyesni atë.

Po emrat e rinj të ministrave, çfarë mund të thoni?
Unë besoj tek diçka. Në momentin që vendoset një ekip nga kryeministri, i cili është mandatar për të drejtuar, është e drejta e tij për të shkarkuar, emëruar. Kjo është puna që shqiptarët ia kanë dhënë kryeministrin. Me kolegët kam bashkëpunim të shkëlqyer. Më vjen shumë mirë që janë dhe dy zonja që i shtohen grupit të ministreve në Shqipëri. Unë jam luftëtare.

Sa ju mbështet familja në rrugën tuaj?
Bashkëshorti është mbështes dhe i jam shumë mirënjohëse. Dhe për kujdesin në familje dhe në çdo vendim që kam marrë. Jo gjithmonë ka qenë dakord për vendimin që kam marrë, por mbështetja ka qenë gjithmonë.

Si janë fundjavat në familjet tuaja?
Jo gjithmonë kam fundjava të jem e sinqertë. Mundohemi që të paktën të dielën të mblidhemi për një drekë me prindërit e mi dhe familjen. Jo gjithmonë ia dal. Megit, vajzës i ngelet qejfi ndonjëherë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: eglantina gjermeni
Pas

“U mbrojte nga Millosheviçi”, shpërthen Adelinda ndaj gazetarit: Më ofendove nënën e vdekur, do të kap me shpulla gojës

Para

”Rroshi merr peng dhe OSHE-në në Kavajë”, vëllai i tij prej tre ditësh nuk lejon drejtorin e zgjedhur të hyjë në zyrë

Para
”Rroshi merr peng dhe OSHE-në në Kavajë”, vëllai i tij prej tre ditësh nuk lejon drejtorin e zgjedhur të hyjë në zyrë

''Rroshi merr peng dhe OSHE-në në Kavajë'', vëllai i tij prej tre ditësh nuk lejon drejtorin e zgjedhur të hyjë në zyrë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ KQZ miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

“Parada e krenarisë”, komuniteti LGBTQ+, marshim në Tiranë, ambasadori Gonzato: Nuk kërkojnë dhembshuri, por respekt

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

Monitorimi me dron në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, Guardia di Finanza inaguron laboratorin në Tiranë për përpunimin e të dhënave

SHBA/ Rubio shkarkon 100 punonjës të Këshillit të Sigurisë përmes emailit

Zgjedhjet e 11 majit/ KSHZ miraton rezultatet e zgjedhjeve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Forumi Ndërkombëtar i Familjes përfundon në Stamboll me thirrjen për të mbrojtur vlerat e familjes

Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij! Nuk njohim zgjedhjet! Kartelet janë njëri aspekt, do paraqesim dimensione të tjera

Gjashtë të vdekur në Rripin e Gazës, mes tyre dy të mitur, nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës

Operacioni “Ura”/ Berisha thirrje Trumpit: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.