Prej dy ditësh një pallat në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen “Punëtori” rrezikon të shembet . Kjo shembje rrezikon 15 familje dhe një shtëpi private.
E gjithë kjo situatë është shkaktuar si pasojë e punimeve me kompresor. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga ‘Fax News’ toka përreth është çarë dhe banorët kanë dalë jashtë për shkak të frikës.
Ndërkohë që për shkak se rreziku është i madh familjet e këtij pallati pritet që deri ditën e martë, të evakuohen, urdhri pritet të firmoset nga kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami e cila pritet të mbërrijë në vendngjarje së bashku me prefektin.
Megjithatë nuk dihet ende nëse banorët do të pranojnë të dalin, por nëse kundërshtojnë evakuimi mund të bëhet me detyrim. Në vendngjarje është dhe policia bashkiake. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=ILB5Mfm9lcM&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=dC0P5MmVGHs&feature=youtu.be
Discussion about this post