Një punonjës policie në Lezhë është pezulluar nga detyra, mësohet se pezullimi i tij ka ardhur nga një video e shpërndarë në rrjetet sociale ku duket polici i cili pasi gjobit turisten i kërkon që ti bëjë folloë ajo në Instagram.
Inspektori, Rogert Xhetani pasi vajza i ka bërë follow dhe e ka ndëshkuar me masë administrative 1000 lekë ka vazhduar duke biseduar me to në rrjetet sociale. Pasi janë bërë miq në rrjetet sociale ata kanë bërë edhe një selfie dhe polici i ka kërkuar turistes ti bëjë tag.
Në lidhje me rastin ka reaguar Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë e cila ka bërë më dije se inspektori është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor ndaj tij.
Discussion about this post