05:27 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshit (VENDIMI)

17:10 | 07/03/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SKANDALI/ Elvis Rroshi nuk ka lënë asnjë ditë detyrën. Vazhdon përditë të bëjë kryebashkiakun e Kavajës edhe pas shkarkimit të Edi Ramës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, për shkarkimin nga detyra. Gjykata Kushtetuese rrëzoi edhe ankimimin e Elvis Rroshit për formularin e dekriminalizimit. 

KQZ i hoqi mandatin kreut të Bashkisë së Kavajës pas kërkesës së prokurorisë. Po kështu edhe kryeministri e shkarkoi nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Elvis Rroshi i humbi të dyja këto kërkesa.

Roshi ishte i pranishëm në seancën e sotme plenare dhe kërkoi  që vendimi i KQZ-së për t’i ndërprerë mandatin në kuadër të ligjit të dekriminalizimit të shpallej jo në përputhje me dispozitat e ligjit themeltar të shtetit. Ai  kërkoi edhe shfuqizimin e vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij.

Por pavarësisht këtye kërkesave të Elvis Rroshit, i cili u shkarkua nga detyra për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e tij.

Avokatët e Elvis Rroshit thanë se KQZ dhe Këshilli i Ministrave kanë shkelur Kushtetutën kur kanë marrë vendim për shkarkimin e tij nga detyra në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Rroshit iu hoq mandati nga KQZ-ja me kërkesë të Prokurorisë, sipas të cilës, ai kishte fshehur një dënim për përdhunim në Itali në fillim të viteve ’90. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në 29 dhjetor vendosi heqjen e mandatit për dy deputetet Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si dhe kryebashkiakun Elvis Rroshi, pas kishin fshehur të dhënat në formularin e dekriminalizimit. (J.V/Shuplaka)

 

VENDIMI:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 07.03.2017, mori në shqyrtim çështjen me palë:

Kërkues:  Elvis Rroshi

Subjekte të interesuara: Kuvendi i Shqiperisë, Këshilli i Ministrave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme
 
Objekti: 1. Shfuqizimi i nenit 2, pika 1, shkronja (a); neni 2 pika 2 neni 4 pika 1, pika 5 pika 6 dhe pika 7, ne nenin 10 fjalet “ moszgjedhje” dhe shkronja “d”; neni 14 dhe neni 15 për funksionarin publik kryetar i bashkisë, të ligjit nr 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
 
2. Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.952, datë 29.12.2016 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, zoti Elvis Rroshi.”
 
3. Shfuqizimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nr.174, dat ë 29.12.2016 “ Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme  për funksionarin publik, zoti Elvis Rroshi.”
 
4. Shqyrtimi i kushtetutshmërisë së të gjithë ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
 
Gjykata, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 115 dhe 134/1/i të Kushtetutës, si dhe të neneve 70 e në vijim të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.
VENDOSI:
 
– Rrëzimin e kërkesës.
Pas

Shqiptarja kruspull brenda motorit të makinës për të hyrë në tokën Britanike (FOTO)

Para

Reforma në Drejtësi, fëmija që lindi i vdekur

Para
Reforma në Drejtësi, fëmija që lindi i vdekur

Reforma në Drejtësi, fëmija që lindi i vdekur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.