Gjykata e Elbasanit ka lënë në fuqi masën arrest me burg pa afat për Jetmir Dacin. Ky i fundit në 8 prill përplasi në rrugë 6 persona duke lënë të vdekur një vajze 24 vjeçare dhe 5 të plagosur.
Masa e sigurisë ndaj Jetmir Dacit u mbajt këtë të mërkurë në gjykatën e Elbasanit. Viktima është identifikuar si Eneida Pishkashi.
Ajo po pinte kafe bashkë me familjen rreth 30 m larg korsisë së rrugës.