Ka nisur me tensione të shumta mbledhja e komisionit të medias dhe të edukimit, ku ishte e pranishme dhe ministrja Mirela Kumbaro, për të dhënë llogari lidhur me projektligjin e ri për Teatrin Kombëtar.
Vokshi i kërkoi Kumbaros që të tërhiqej nga ky projektligj, nëse do i kishte mbetur sadopak dinjitet. E megjitha, duke qenë se ministrja nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, replikat që janë shkembyer kanë qenë të forta.
Debatet:
Vokshi: Tërhiqni projektligjin, mos e bëni palë. Shpëtoni dhe atë pak dinjitet që ju ka mbetur, se nuk bën robi këto për një copë karrige, tërhiquni. Po vjedh pronën publike.
Zonja ministre e kupton shumë mirë, e bëni ju që të shtiret. A do e tërhiqni zonja ministre, gjynah ku keni rënë, ti e mban veten artist, qënke artist ti! Do tërhiqeni apo jo zonja ministre?
Kumbaro: Ma jep fjalën dhe mos më ndërpre
Vokshi: Këtu drejtoj unë, atje ku vidhet shko dhe drejto ti. Mu përgjigj!
Kumbaro: Bëre pyetjen, tani e kam rradhën unë për tu përgjigjur
Vokshi: Kur të shkoni para drejtësisë dhe të mos keni më prokuroren tuaj, se di a do e tundni kokën ironikisht siç bëtë tani.
(E.K/FAXWEB.AL)