Është ndërprerë sot ndeshja mes ekipit të Tepelenës dhe Domosdovës e vlefshme për kategorinë e dytë, pasi lojtarët e ekipit të Domosdovës kanë qëlluar me grushte gjyqtarin e ndeshjes.
Gjyqtari është qëlluar nga lojtarët e Prrenjasit pasi ka dhënë një penallti në favor të Tepelenës.
Do të jetë Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së që do të vendosë jo vetëm për fatin e këtij takimi, ku më e mundshmja është fitorja e Tepelenës në tavolinë 3:0, por edhe atë të lojtarëve të Domosdovës të cilët do të përballen me penalitete jo të lehta.
Ky nuk është rast sporadik ku tregohet dhuna në futbollin shqiptar.
(M.D/ Shuplaka)