22:51 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Goditi mjekun te Spitali Ushtarak, 26-vjeçari rrëfen tmerrin që përjetoi në spital me nënën që rënkonte

19:26 | 10/05/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Goditi mjekun te Spitali Ushtarak, 26-vjeçari rrëfen tmerrin që përjetoi në spital me nënën që rënkonte

26- vjeçari Shpendi Shyti, i cili rreth pesë ditë më parë goditi me grusht mjekun roje të Spitalit Ushtarak, zbulon arsyet se përse e ka kryer një veprim të tillë.

Shyti ka dërguar një letër në gazetën “Panorama”, ku shkruan se veprimi i tij ishte një moment revoltimi, jo vetëm ndaj mjekut por ndaj gjithë sistemit shëndetësor.

Sipas të riut ishin një sërë arsyesh, duke filluar nga fakti që ambulanca nuk erdhi edhe pse ai e kishte lajmëruar për nënën e sëmurë, së dyti neglizhenca e mjekut që sipas tij nuk i afrohej së ëmës dhe së fundit fakti që mjekët kërkonin ta dërgonin te QSUT-ja.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, ndërsa Shyti është arrestuar të nesërmen e sherrit, pas kallëzimit të mjekut në polici.

Mirëpo Gjykata e Tiranës, vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

LETRA
Unë që po ju shkruaj jam Shpendi Shyti. Do t’ju them të vërtetën në lidhje me ngjarjen e ndodhur të premten, madje për këtë të vërtetë mundem t’ju vë në dispozicion edhe dëshmitarë të tjerë. Ditën e premte, pasdite, nëna më telefonoi pasi unë isha në punë. Nëna më tha se ishte shumë keq. Unë shkova dhe e mora.

Telefonova ambulancën, por nuk erdhi. Mora një taksi me 5 mijë lekëshin e fundit që kisha dhe u drejtova drejt Spitalit Ushtarak. U paraqita në urgjencë. Aty më thanë ta çoja tek urgjenca provizore, te hyrja e Spitalit Ushtarak. Atje shkova dhe u thashë: “Ju lutem sillni një barelë sepse në gjendjen që është nëna nuk mund të lëvizë.

Ngaqë nëna ime vuan nga një sëmundje e pashërueshme në kocka. Përgjigjja e doktorit ishte: “S’kemi barelë”. “Hajde vëlla urgjent!”, i thashë. Ai nuk lëvizi nga vendi. Aty fillova të nervozohem. Doktori doli jashtë, u afrua pranë taksisë ku ndodhej nëna, dy metra larg pacientes ishte, dhe nuk e preku me dorë fare.

Më tha: “Dërgoje te ‘Nënë Tereza’ se s’kam”. U mërzita shumë dhe i thashë: “Më sill ambulancën ta çoj, sepse ajo s’i duron dot tronditjet”. “S’kemi terezinë tuaj”, më tha. Në atë moment dëgjova rënkimin e nënës.

Një impuls shumë i fortë ma përshkoi trupin. Dhe pas atij sekondi të ligë ndodhi ajo që ndodhi. Unë dola nga vetja. Por të jeni më se të sigurt, revoltimi im nuk ishte vetëm me mjekun, por kundër të gjithë sistemit.

Pa dyshim që dhuna nuk zgjidh punë, por unë jam 26 vjeç. Dhe pas këtij momenti e kuptoj që kam 26 vjet që po fle gjumë. Tani u zgjova. Sapo të mbarojë procesi gjyqësor dhe të mbyllet kjo çështje, unë do të largohem bashkë me familjen për të mos e kthyer kokën mbrapa më. Unë e dua shumë Shqipërinë, por më shumë dua nënën time dhe familjen time. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: sherrShpendi Shytispitali ushtaraktirane
Pas

Dalin shifrat e kripura, sa kushton një biletë për finalen e Champions League

Para

Myftaraj pas burgut: Nuk u kam thënë shqiptarëve të vrasin Vlahutinin, por ajo të largohet sa më parë nga vendi im

Para
“Skandal, Myftaraj ka bërë shkrime më radikale por Xhafaj s’ka faj, këtë mentalitet e ka nga puna në komunizëm” (VIDEO)

Myftaraj pas burgut: Nuk u kam thënë shqiptarëve të vrasin Vlahutinin, por ajo të largohet sa më parë nga vendi im

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.